Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar sot Ditën Botërore të Ushqimit me një ligjëratë në shkollën fillore “Skënder Emërllahu” në fshatin Ramjan të Vitisë.
Gjatë kësaj ligjërate e cila është ligjëruar nga inf. Fatbardha Salihu me nxënësit e klasave një deri të katërt nxënësit janë njoftuar me dobitë e përdorimit të ushqimit të shëndetshëm.
Gjithashtu ata janë pajisur me fletushka mbi mënyrën e të ushqyerit të shëndetshëm.
Përndryshe, Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe atë çdo vit në datën 16 tetor kur FAO ështe krijuar me datën e njetë në vitin 1945.
Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politike bërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.