Sot në fshatin Drobesh të Vitisë, kanë filluar punimet për shndërrimin e objektit të vjetër të ish- shkollës në çerdhe publike.
Me këtë rast në përurimin e fillimit të punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit ne Viti Arta Ajeti, si dhe banorët e kësaj zone të cilët i mirëpritën këto punime. /2LONLINE/