Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe familjarë të dëshmorit të kombit, Rashit Mustafa- Komandant “Karadaku” kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrin e dëshmorit, në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Në përvjetorin e rënies së Komandat “Karadakut” janë bërë edhe homazhe pranë shtatores e këtij dëshmori në Viti.