Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim në Gjilan ku është prezantuar projekti “Të rinjtë në Agrobiznes-Regjioni Ekonomik Lindor” që financohet nga Komisioni Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.
Përfituese e këtij projekti është Komuna e Vitisë por edhe disa komuna të tjera të regjionit të lindjes.
Përndryshe qëllimi kryesor i këtij projekti është të krijoj punësim fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë në regjionin ekonomik lindor.