Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zyrtarin komunal, Xhelal Musa kanë pritur sot në takim një ekip e cila do të hartoj projektin e auditimit energjetik, pasi që komuna e Vitisë është përfituese e projektit Emergjent për masat e Efiçencës së Energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale në pronësi të komunave.
Me këtë rast Xhelal Musa, i cili është po ashtu edhe zyrtar komunal për Efiçencë të Energjisë z. Xhelal Musa tha se me këtë projekt priten të bëhen investime në dy ndërtesa në qytetin e Vitisë, konkretisht në ndërtesën e banimit social afër stacionit të autobusëve në Viti dhe të ndërtesës afër objekti të ri të administratës komunal.
Sipas tij në këto objekte do të ketë izolim, vendosjen e dyerve dhe dritareve, rregullim të kulmit dhe punime të tjera duke potencuar se 90% i investimit do të jetë nga Fondi Kosovar për Efiçencë të Energjisë dhe 10% nga buxheti komunal i Vitisë. /2LONLINE/