Komuna e Vitisë, ka filluar sot aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”, që do të zhvillohen prej datës 1-12 gusht.
Me këtë rast fillimisht në sheshin e qytetit “Nijazi Azemi”-Komandat Mjekra në Viti, është mbajtur një koloni artistike nga nxënësit Vitias e cila është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me ekipin e KFOR-LMT në Viti.
Këtë koloni artistike e vizituan nga afër kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini.
Ndërkaq në orët e pasdites u bë promovimi i veprave të autorit vitias nga Stubëlla e Epërme, Engjël Koliqi. Ku u promovuan këto vepra: “Histori e shkollës shqipe”, “Me lahutën Dardane k’noj gegnisht”, “Ndjej dhe ju rekomandoj”, “333 Shkreptima”.
Në këtë promovim nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Drejtori i DKRS-së, Valmir Sahiti dhe zv. Kryetari Hasan Aliu, I cili në emër të komunës ju ndahu një mirënjohje z. Koliqi për kontributin e tij të dhënë në fushën e arsimit dhe letërsisë.
Gjithashtu nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe shkrimtarja dhe poetja Besa Rexhepi si dhe Ardian Haziri, recensent të 3 veprave të z. Koliqi.
Kurse sot nga ora 17:00 po ashtu në qendër të qytetit është paraparë të mbahet panairi tradicional i produkteve me moton “ Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”.
Ndërkaq në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe aktiviteti sportiv në Ping Pong e nga ora 20:00 para shtëpisë së kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të mbahet koncert i hapur për qytetarë. /2LONLINE/