Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me të RIT Kosovo (AUK)- Training and Development Institute.
Me këtë pritet të bëhet implementimi i programit “Programi Trajnues për Zhvillim dhe Punësim Rajonal RED-T RED-T” .
Projekti RED-T është pjesë e Programit për Zhvillim e Fuqisë Punëtore, dhe financohet nga Agjensioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensionin Suedez për Bashkëpunim Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
Qëllimi i programit është të rrisë mundësitë pëë punësim për 130 të rinjë nga komunat e Kacanikut, Hanit të Elezit, Vitisë dhe Gjilanit duke u ofruar trajnime për zhvillimin professional.
Burimi: USAID Empower Private Sector – RIT Kosovo (A.U.K)