Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Drejtorin e Qendrës Regjionale të Shëndetit Mendor në Gjilan, Dr. Afrim Cana.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për funksionalizimin e një Shtëpie për Integrim në Bashkësi, ku do të vendosen kryesisht personat me çrregullime mendore.
Kryetari Haliti po ashtu ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj qendre për punën që kanë bërë me qytetarët, të cilët kanë marrë dhe po marrin shërbimet e nevojshme në këtë qendër.
“Dua të iu falënderoj për punën që keni bërë dhe që po e bëni per të gjithë qytetarët vitias të cilët marrin shërbime në qendrën tuaj. E dijë se kjo nuk është një punë e lehtë të cilët e bënë stafi juaj, por me përkushtimin tuaj, ju po i ofroni atyre një trajtim të duhur.Besoj se së shpejti qytetarët vitias me sëmundje mendore nuk do të kenë më nevojë të trajtohen më në komunat fqinje por në komunën e tyre”, u shpreh Haliti.
Kurse, Cana tha se ata mbesin të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për të gjithë qytetarët të cilët marrin shërbime pranë kësaj qendre dhe Shtëpive për Integrim në Bashkësi.