/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot në Prishtinë, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për komuna, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe projekti DEMOS, ngjarje kjo e cila mbahet çdo vit dhe që financohet nga Qeveria Zvicerane.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Naim Pira. Komunat partnere të projektit DEMOS, sot morën grante bazë dhe shpërblime bazuar në performancën e tyre, që ishin të ndarë në pesë kategori.
Pas marrjes së këtij granti, kryetari Haliti theksoi se komunën e Vitisë do të vazhdoj të jetë partnere e projektit DEMOS, si dhe do të shfrytëzoj në mënyrë sa më racionale këtë fond të ndarë sot. Ai ka falënderuar edhe përfaqësuesit e projektit DEMOS për bashkëpunimin e mirë deri më tani, si dhe qeverinë zvicerane që po vazhdon të mbështes popullin e Kosovës. /2L ONLINE/