Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar sot fermerët kultivues të shalqirit dhe pjeprit nga fshati Gjylekar, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth dëmeve që janë shkaktuar në këto kultura bujqësore nga breshëri.
Haliti i ka njoftuar ata se Komuna e Vitisë, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe se ai ka kontaktuar edhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural, duke i njoftuar ata rreth nevojës së kompensimit të dëmeve.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ka vizituar nga afër sipërfaqet e dëmtuara nga dëmet që janë shkaktuar nga breshëritë në kulturat bujqësore të shalqirit dhe pjeprit.