Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsi, nga data 4 deri me 8 mars e shpallë javë të edukimit për Barazi Gjinore.
Gjatë kësaj jave, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me promovimin dhe edukimin e barazisë gjinore. Aktivitetet në veçanti do të bartën nga Institucionet edukative arsimore.
Sipas të parit të Komunës së Vitisë, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, do t’i kushtojnë orën e edukatës qytetare apo të historisë si mësim për Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsin, duke e cilësuar si dhe duke e ngritur këtë aktivitet si Javë të Barazisë Gjinore. Po ashtu aktivitete e tjera nga fusha e Artit, ku përmes Artit figurativ do të promovohet Barazia Gjinore.
Siaps Halitit, qëllimi i këtij aktiviteti është shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në mënyrë më gjithëpërfshirëse, me qëllim të sensibilizimit të nxënësve për barazinë gjinore dhe historinë e 8 Marsit. Për më tepër ky aktivitet synon që rritja dhe integrimi i komponentës së barazisë gjinore në fushën e arsimit dhe të edukimit, të jetë pjesë e planifikimit në një periudhë më të gjatë, pasi që ajo mund të përsëritet vit pas viti.
“Komuna e Vitisë, mendon që duke e përfshirë barazinë gjinore nëpërmjet temave të ndryshme e në këtë kuadër edhe nëpërmjet shënimit të kësaj dite të rëndësishme, nxënësit jo vetëm që do ta njohin rolin e gruas gjatë historisë në mënyrë të drejtë, por para së gjithash do të respektohet Ligji për Barazinë Gjinore, përkatësisht Neni 21-Edukimi për Barazinë Gjinore”, thotë Sokol haliti, kryetar i Komunës së Vitisë.