Me moton “Pastro Mjedisin”, Komuna e Vitisë që nga e shtuna më 1 Prill, ka hapur aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune.
Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit, Sokol Haliti ndërsa mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshëm lokal.
Visar Demiri, Drejtor për Mbrojtje të Mjedisit, tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitetet.
Ai tha se do të largohen edhe deponitë ilegale në zona të ndryshme dhe ftoi qytetarët që t’ i bashkohen këtij aktiviteti mjedisor.
Aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë më 22 Prill. /2LONLINE/