(2LONLINE) – Pas konstituimit të Kuvendit komunal, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti përmes një konference për shtyp, ka zyrtarizuar sot këshillin e ri të drejtorëve komunal.
“Është një ekip shumë i komponuar, gjithë përfshirës, profesionale që plotëson standarde e kualitete që nuk janë aspak partiake, ekip që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Edhe konstituimi i kuvendit dhe zgjedhja e kryesuesit Naim Piraj, ka treguar një pjekuri dhe përgjegjshmëri nga ana e asamblistëve të cilët kanë menduar në mënyrë institucionale duke shtyrë proceset dhe dukë lënë anash interesat partiake”, tha kryetari Haliti.
Ai ka bërë të ditur ekipin që do të udhëheq me komunën e Vitisë gjatë 4 vitet e ardhshme që do të përbëhet nga 10 drejtori prej të cilëve në dy drejtori janë emëruar 2 ushtrues detyre të drejtorit.
Nënkryetar i komunës Hasan Aliu
Drejtor i Administratës Isak Sadiku
Drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Ramiqi
Drejtor për Arsim Qahil Sinani
Drejtor i Shërbime Publike Nexhmedin Jakupi
Drejtor në Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Basri Aliu
Drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë Veton Ademi
Drejtoresh për Kulturë Rini e Sport Kaltrina Sylejmani
Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm Dionis Ukaj
Kurse janë emëruar ushtrues detyre të drejtorit edhe Tajar Neziri në Drejtorin për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, si dhe Skender Ahmeti ushtrues detyre në Drejtorinë e Inspekcionit.
Pas konferencës, kryetari Haliti së bashku me udhëheqjen e Kuvendit dhe këshillin e drejtorëve, kanë bërë Homazhe dhe vunë tufë lulesh tek varrezat e dëshmorëve, te bustet e vëllezërve dëshmorë “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe tek shtatorja e dëshmorit Njazi Azemi “Komandant Mjekrra”./2lonline/