(2L ONLINE) – Me një aktivitet simbolik të shpërndarjes së broshurave që kanë të bëjnë me vetëdijesimin dhe parapërgatitjet kundër fatkeqësive të ndryshme natyrore, është shënuar në Viti, 13 Tetori- Dita ndërkombëtare e zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë.
Organizatorë të shënimit të kësaj dite, është kryqi i Kuq Lokal në Viti, ku janë të angazhuar edhe 10 vullnetar të këtij aksioni. Fatkeqësitë mund të godasin shpejtë dhe pa paralajmërim, andaj edhe vetëdijesimi i qytetarëve për këtë fenomen, cilësohet të jetë shumë i domosdoshëm, shprehen organizatorët./2L ONLINE/