Në komunën e Vitisë deri me tani 140 raste janë aktive të qytetarëve të kësaj komune të prekur me virusin COVID-19.
Ndërkaq për mos respektim të masave anti-COVID-19 javën e shkuar janë shqiptuar 70 gjoba. Kjo u bë me dije sot në mbledhjen e rregullt të mbajtur nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i cili është kryesuar nga kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti.
Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që të respektojnë rekomandimit e ekspertëve dhe vendimet e nivelit qendror pasi që kjo është në interes të shëndetit publik dhe të secilit qytetarë. Ai tha se vetëm dje në këtë komunë 21 qytetarë janë shëruar nga virusi COVID-19.
Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, theksoj se shumica e qytetarëve po respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi megjithatë ai tha se edhe javën e shkuar janë marrë masa ndaj atyre që nuk kanë bartura maska dhe ndaj atyre që nuk kanë respektuar orarin e qarkullimit.
Ndërkaq Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, ka folur për bashkëpunimin e inspektoratit komunal me policinë e Kosovës.
Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, theksoj se 28 mësimdhënës dhe 2 nxënës të kësaj komune janë të prekur nga koronavirusi. Ai bëri me dije se në dy shkollat e komunës së Vitisë mësimi është duke u zhvilluar në distancë.
E Hanife Jonuzi, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, ka theksuar se për kundër rritjes së numrit të sëmurëve edhe nga gripi sezonal gjendja është akoma në menaxhim. Pas këtij takimi kryetari Haliti ka vazhduar edhe një takim me Këshillin e Drejtorëve. /2LONLINE.com/