(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Çerdhen “Gëzimi Ynë” në Viti ku ka filluar rivitalizimi i kësaj çerdhe. Me këtë rast është bërë furnizimi me inventar të rijnë konkretisht me shtretër. ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet furnizimi më karrige, ndërkaq institucionet komunale të Vitisë kanë paraparë të bëhet rivitalizimi i tërësishëm i kësaj çerdhe.
Kryetari Haliti tha se kjo është bërë më qëllimin më të mirë qe të krijohen kushte sa më të mira për fëmijët.
“Ky rivitallizim ka për qëllim që të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët tanë pasi që e ardhmja ë këtij vendi varët pikërisht nga ta. Investimi i sotëm do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, kjo është vetëm fillimi dhe në jemi të përkushtuar qe edhe me tutje të investojmë në të mirën tonë të përbashkët” u shpreh Kryetari Haliti.
Për ndryshe kjo çerdhe është furnizuar me me inventar të rijnë konkretisht me shtretër, ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet furnizimi më karrige, ndërkaq institucionet komunale të Vitisë kanë paraparë të bëhet rivitalizimi i tërësishëm i kësaj çerdhe. Ky investim është bërë nga buxheti Komunal i Vitisë. /2L ONLINE/