Vitia festoi Ditën e Pavarësisë. Me këtë rast, Kuvendi Komunal Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne. Ajo ka filluar me një minutë heshtje me qëllim që të përkujtohen të gjithë ata që ranë për lirinë e këtij vendi.
Vitia festoi Ditën e Pavarësisë . Kuvendi Komunal Vitisë, me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot një seancë solemne ku ka folur kryesuesi i këtij Kuvendi, Naim Pira, kryetari i komunës, Sokol Haliti si dhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami.
Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lule në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar ata të cilët ranë për lirinë e këtij vendi. Kurse në Shtëpinë e Kulturës “ Gursel e Bajram” Sylejmani në Viti, është mbajtur edhe një koncert festiv. Aktivitete për nder të kësaj dite janë mbyllur me lëshimin në ajër të balonave me ngjyra të flamurit shtetëror të Kosovës nga fëmijët vitias.
Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Vitisë, që është mbajtur sot për nder të 17 shkurtit-Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka filluar me një minutë heshtje me qëllim që të përkujtohen të gjithë ata që ranë për lirinë e këtij vendi.
Kurse Naim Pira, Kryesues i këtij Kuvendi gjatë kësaj seance ndër tjerash foli për rëndësinë e shënimit të kësaj dite.
“ Jemi mbledhur në këtë seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë për të shënuar përvjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku nëntë vite më parë delegatët e Kuvendi të Kosovës bënë realitet sakrificën dhe përpjekjen e shumë brezave për shtet të pavarur”, u shpreh Pira.
E kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti vlerësoj se liria është një dhuratë e çmuar. “ Lira më të vërtetë është një dhuratë e çmuar frytet e së cilës po i gëzoj çdo ditë, por duhet të ndalemi e të përkujtojmë çmimin e paguar për liri dhe pavarësi” u shpreh kryetari Haliti.
Ai tha se kjo ditë ju dedikohet dëshmorëve, veprimtarëve të gjitha kohërave të cilët dhanë jetën e tyre për atë duke potencuar se atyre ju dedikohet edhe çdo arritje të re në këtë vend.
Abdyl Bajrami përfaqësues i OVL-UÇK-Dega në Viti tha se ai është krenar që këtë festë mund të ia uron qytetarëve si përfaqësues i kësaj organizate. “Jam shumë krenarë, që këtë e bëjë në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Viti.
“Dëshmorët, familjarët e tyre, martirët, veteran e invalid të UÇK-së dhe populli ynë liridashës, me udhëheqësit e tij, janë më meritorët për ditën e madhe të pavarësisë”, u shpreh Abdyli.
Kurse më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti dhe atë duke filluar nga Institucionet Komunale të Vitisë, të prirë nga i pari i kësaj komune, Sokol Haliti ku në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë, subjekteve, politike, mjekë qytetarë si dhe shumë të tjerë.
Kurse para fillimit të koncertit festiv qytetarëve vitias ju janë drejtuar, kryetari Haliti, kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Viti z.Qemajl Rexhepi i cili ndau edhe një mirënjohje për kryetarin Haliti për kontributin e dhënë për familjet e dëshmorëve në Viti.
Kurse për qytetarët e pranishëm AKV “ Kemaj Azizi” shfaqi një program të pasur kulturo-artistik me këngë e valle. Aktivitete për nder të kësaj dite janë mbyllur me lëshimin në ajër të balonave me ngjyra të flamurit shtetëror të Kosovës nga fëmijët vitias.