Institucionet komunale të Vitisë bashkë me mekanizmat tjerë të gatshëm për organizimin e Manifestimit për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”.
Me qëllim të përgatitjeve sa më të mira për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe” . që mbahet në Letnicë më 14 dhe 15 gusht, Institucionet komunale të Vitisë, janë mobilizuar bashkë me mekanizmat tjerë si Policinë e Kosovës, Drejtoritë komunale, Kompanitë “EcoHigjiena” e “Hidromorava”,Njësinë e “Zjarrfikësve”, Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare etj , në mbarëvajtjen e këtij Manifestimi.
Me këtë rast, është hartuar edhe plani i veprimit, ku janë përcaktuar përgjegjësit e të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë aktivitet.
Në bazë të këtij Plani, Institucionet komunale obligohen që të ofrojnë shërbimet e nevojshme, të cilat kërkohen.
Në mbledhjen e mbajtur nga përfaqësuesit e të gjithë mekanizmave, u theksua se përgatitjet për shënimin e këtij manifestimi janë në përfundim e sipër për organizimin sa më të mirë.