(2LONLINE) – Përfaqësues të organizatës CDI kanë vizituar sot Komunën e Vitisë me këtë rast ata janë takuar me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti ku kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet të cilët janë bashkëfinancuar në fushën e ujësjellësit.
Me këtë rast kryetari Sokol Haliti ka thënë se ai është i gatëshem të bashkëpunoj me organizatën CDI por kërkoj që të rishikohen projektet e mëparëshme në fushën e ujësjellësit.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me ju dhe atë në çdo kohë por përveç projekteve të reja të cilit i keni në fushën e ujësjellësit në viset rural ju lus të rishikoni mundësitë e funksionalizimit të ujësjellësve në fshatrat si Skifteraj dhe Beguncë ku qytetarët edhe pse kanë sistemin e ujësjellësit nuk kanë ujë të pijshëm “ u shpreh Haliti.
Ai gjithashtu theksoi se është duke i shikuar të gjitha mundësitë që projektet e ujësjellësit dhe kanalizimit të përfundojnë sa më parë me qëllim që më pas të mund të fukosohet në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës por vuri re se mundësitë buxhetore janë më të vogla sesa mundësitë prandaj sipas tij nevojitet ndihma e donatorëve.
Ndërsa Drejtori i organizatës CDI Astrit Vokshi tha se kjo organizatë së shpejti do të përfundon projektet e ujësjellësit në fshatrat e Komunës së Vitisë por theksoi se së pari duhet të përfundojnë disa çështje financiare dhe teknike.
Ai mandej theksoi se kjo organizatë akoma nuk ka bërë përzgjedhjen e komunave me të cilën do të punon gjatë vitëve në vijim.” Kur do të përfundojnë punët në sistemin e ujësjellësit në fshatrat e Vitisë ato do të merren nën menaxhimin e kompanive regjionale, por ne jemi duke shikuar mundësitë që në ato fshatrat ku ka përfunduar sistemi i ujësjellësit dhe nuk ka ujë të pijshëm për shkaqe të ndryshme të rishikohen dhe të bëhet rehabilitimi i tyre” u shpreh Vokshi.
Kryetari Haliti ndër të tjerash theksoi se nga një analizë e më parëshme del se sistemi aktual i ujësjellësit në Viti ka humbje të ujit për shkak të gypave të vjetruara por vuri në pah se nevojitet një donator që të largohen gypat e vjetra të cilat janë nga asbest betoni,material ky që është cilësuar si kancerogjen.
Në këtë takim është folur edhe lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate në të ardhmen ndërsa përveç Drejtorit të CDI-së Astrid Vokshi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate si Agon Haxhikadria dhe Lavdim Osmanaj. /2lonline/