Komuna e Vitisë dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, si çdo vit tjetër edhe këtë vit është përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve brenda komunës nga dëbora dhe ngricat pasi ka kontratë të vlefshme me operatorin ekonomik.
“Si komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike si sheshet dhe trotuaret me qellim që qytetaret te ndihen te sigurt gjatë qarkullimit te tyre”, kanë thënë zyrtarë komunal nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DSHPE).
Drejtori i DSHPE-së, Adnan Imeri theksoi se ne rast se kemi reshje të bores, do të punojnë edhe në orët e vona të natës me qëllim që qytetarët e komunës se Vitisë, të ndihen të sigurtë dhe te lëvizin lirshëm ne territorin e Komunës së Vitisë.
Ai tha se gjatë ditës ata kanë vizituar edhe disa fshatra rurale siç është Debelldehu, mirëpo sipas tij nuk ka pasur problem në qarkullimin e qytetareve. /2LONLINE.com/