Komuna e Vitisë falënderon kompaninë EveryDay Group për ndihmën e ofruar në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Basri Aliu, drejtor komunal në Viti, ka ndarë sot në emër të komunës së Vitisë një falënderim për z. Bedri Matoshi nga Kompania EveryDay Group që gjatë kohës së pandemisë ka bërë vitin e shkuar dezinfektimin falas të hapësirave të ndryshme si shkollat, institucionet etj.
Me këtë rast drejtori Aliu ka thënë se Komuna e Vitisë dhe qytetarët e saj ju janë mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë këtë komunë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në mesin e tyre edhe për ndihmën e madhe që ka bërë kompania EverDay Group në dezinfektimin e hapësirave të ndryshme. /2LONLINE.com/