Organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve të Vitisë “ Ramadan Musliu” dhe nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot në Viti, me rastin e rastin e 70-vjetorit të lindjes dhe 50-vjetorit të punës krijuese të poetit të njohur, Skënder Sherifi, është mbajtur një aktivitet për portretin e tij letrar. Në këtë ngjarje, u nderua kontributi i jashtëzakonshëm letrar i poetit Sherifi, ku një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari Haliti.
Gjatë këtij takimi i pari i Vitisë, tha se sado që të folët për veprën jetësore të Sherifit është e pakët të përmblidhet veprimtaria e tij jetësore si një personalitet dhe intelektual i çmuar. Ai po ashtu tha se “në këtë ditë të veçantë të jetës së tij, ne ju detyrohemi Skënderit që ta nderojmë, ta falënderojmë për punën e palodhur dhe ta mbështesim që të vazhdon rrugën e tij letrar duke u bërë frymëzim për brezat e tanishëm por edhe të ardhshëm. Me këtë rast kryetari Haliti, i ndau atij edhe një mirënjohje për siç tha ndërkombëtarizimin e letërsisë shqipe. Një mirënjohje për publicistin Sherifi pati edhe shoqata “ Ramadan Musliu”-Viti”.
Ndërkaq rreth figurës dhe veprës së tij shumë vjeçare nga një falë rasti mbajtën edhe Prof. Dr. Isak Shema, Fadil Hysaj dhe nga shoqata në Viti, Fadil Abazi dhe të tjerë. /2LONLINE/