Komuna e Vitisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruajnë marrëveshje për finalizim të projektit të palestrës sportive.
Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe u.d së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ibër Alaj, kanë nënshkruar sot një aneks marrëveshje për finalizimin e projektit të palestrës sportive në Drobesh.
Në bazë të kësaj marrëveshje, komuna e Vitisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të ndahet shuma prej 710,552 euro për finalizimin e punëve në ndërtimin e palestrës sportive. /2LONLINE.com/