Në Viti, 18 fermerë vitias të cilët merren me kultivimin e lakrës dhe specit kanë përfituar sot mekanizëm për mbjelljen e fidanëve të tilla.
Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Organizatën IKC. Në pranim dorëzimin e këtyre mekanizmave i pranishëm ishin kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori ekzekutiv i Organizatës IKC, Ekrem Bajrami si dhe Arlinda Sahiti, drejtoreshë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.
Sipas Granit Abdylit, zyrtar komunal në Viti gjithsej janë shpërndarë 4 mekanizma të tilla ku përfitues janë 3 grupe të fermerëve dhe një individ, ndërkaq shfrytëzues të saj do të jenë 18 fermer vitias.
Haliti potencoi se falë bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me IKC-në serish fermerët e vitias janë përfitues të ndihmave konkrete.
“Fermerët vitias vazhdimisht kanë përfituar nga bashkëpunimi i mirë i komunës me IKC-në, tani konkretisht kanë përfituar kultivuesit e lakrës dhe specave. Për këtë bashkëpunim të mirë dua të falënderoj organizatën IKC dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre. Ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdoj edhe në të ardhmen pasi që është në interes të zhvillimit të bujqësisë në komunën tonë”, u shpreh Haliti.
Kreu i komunës potencoi para fermerëve si ata do të rris buxhetin në sektorin e bujqësisë si dhe edhe në të ardhmen fermerët e kësaj komune do të përkrahen me mekanizëm të ndryshëm bujqësor.