Është nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, që përcakton përgjegjësitë dhe qëllimet e ndërsjella të palëve, për zbatimin e një projekti komunal të Efiçiencës së Energjisë në kuadër të projektit të FKE-së ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala.
Me anë të kësaj marrëveshje, parashihet inicimi i projekteve për SHMU “Ndre Mjeda” në Kabash, SHMU “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, SHMT “Jonuz Zejnullahu” në Viti, SHMU “28 Nëntori” paralelja e ndarë në Sadovinë të Jerlive, si dhe në Qendrën për Punë Sociale në Viti.
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e projektit ku ditë më parë është iniciuar edhe projekti për pesë objekte tjera shkollore në komunën e Vitisë. /2LONLINE.com/