Komuna e Vitisë dhe Organizata EULOC me marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojës dhe resurseve të përbashkëta.
Marrëveshja e nënshkruar mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës për Reforma Lokale EULOC, parasheh ndërtimin ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme në shkëmbim e përvojës dhe resurseve të përbashkëta.
Palët janë dakorduar që do të kenë bashkëpunimin reciprok në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes në iniciativën e zbatimit të projektit “Promovimi i politikave dhe vendeve të punës miqësore më familjen në komunën e Vitisë”.
Projekti financohet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës. /2LONLINE/