/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 , një revole me gas si dhe tetë gëzhoja. Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/