Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Viti, sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, e cila ishte edhe mbledhja e fundit për këtë vit.
Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave të rëndësishëm në këtë fushë.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë, ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), bashkësitë fetare, këshillat lokal, drejtoritë komunale, komunitetet etj.
Kryetari Haliti, tha se edhe pse ky vit ka qenë shumë i vështirë për shkak të ngritjes së çmimeve, bashkë kemi punuar pandërprerë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve vitias dhe se komuna e Vitisë, po e përmbyllë këtë vit si një vit shumë të suksesshëm. Ai, gjithashtu tha se është munduar që të gjitha rekomandimet të cilat kanë dalë nga ky ekip ti zbatoj dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje me punë e angazhim.
Ndërkaq komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka theksuar se me përmbylljen e vitit 2022, po përmbushim edhe një vit të suksesshëm, sa i përket situatës së sigurisë. Gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, Halili e vlerësoj të qetë dhe stabile, gjithashtu ka falënderuar institucionet komunale për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ndërkaq zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili edhe ka kryesuar këtë mbledhje vuri në pah bashkëpunimin e mirë me të gjithë gjatë këtij viti, dhe ka falënderuar anëtarët për kontributin e dhënë në çështjen e sigurisë.
Gjatë kësaj mbledhje ju ështe bërë thirrje qytetarëve vitias që festat e fundvitit ti festojnë qetë dhe pa incidente. /2LONLINE/