Drejtoria Rajonale e Policisë njësiti i Policisë në Komunitet nga stacioni policor i Vitisë gjatë muajit Shkurt 20222 sipas orarit në koordinim me DKA-ne dhe me drejtorët e shkollave kanë mbajtur ligjërata në disa nga shkollat fillore të komunës së Vitisë ku temat e caktuara ishin: “Bullizmi” dhe “Siguria në komunikacionin rrugor”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë, për Rajonin e Gjilanit, ka bërë me dije se në temën “Bullizmi” janë mbajtur 14 ligjërata me klasat 6- 9 dhe kanë marr pjesë rreth 400 nxënës.
Ne temën “Siguria ne komunikacionin rrugor” me klasat 3-5 janë mbajtur 6 ligjërata dhe kanë marr pjesë rreth 200 nxënës.
Nxënësit kanë pasur rastin të parashtrojnë pyetje dhe të marrin njohuri rreth këtyre temave .
Policia e Kosovës është e përkushtuar për një ambient prosperuar për të gjithë, ka thënë zëdhënësi hashani. /2LONLINE/