Me një aktivitet garues mes nxënësve të komunave të rajonit të lindjes, është shënuar në Viti –Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pasi që Vitia ishte nikoqire e organizimit të këtij aktiviteti.
Me këtë rast, Haliti tha se ky aktivitet po edhe aktivitetet tjera që po bëhen nga Kryqi i Kuq, janë për tu admiruar.
Garat regjionale për nderë të kësaj dite u zhvilluan mes degëve të Kryqit të Kuq të komunave Gjilan, Kamenicë, Artanë dhe Viti.
Qëllimi i këtyre garave ishte vetëdijesimi i të rinjve në ofrimin e ndihmës së parë.
Fillimisht garat janë mbajtur në nivel komunash, ndërsa sot u zhvilluan në nivel regjional, ku fituesi do të marr pjesë në garat republikane.