/2L ONLINE/ – Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e nëntë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje me shumicë votash janë votuar propozim buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2017, propozim rregullorja për tatimin në pronë e Komunës së Vitisë për vitin e ardhshëm.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në fillim të kësaj mbledhje i njoftoj anëtarë e këtij komiteti se aktet e nxjerra nga Kuvendi Komunal i Vitisë janë vlerësuar si të ligjshme nga organi kompetentë pranë MAPL-së, duke falënderuar për këtë edhe këshilltarë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar propozim buxhetin për vitet 2017-2019 ndër tjerash tha se Institucionet Komunale të Vitisë, kanë qenë të përkushtuar që buxheti komunal, saktësisht lista për investime kapitale të hartohet në bashkëpunim me qytetarët e saj.
“Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të buxhetit komunal, ne kemi mbajtur 25 diskutime publike në lokalitetet e ndryshme të komunës sonë por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Nga këto diskutime publike por edhe nga propozimet konkrete nga koordinatorët e lokaliteteve ne kemi krijuar një data bazë mbi nevojat e secilit lokalitet. Buxheti i tërësishëm për vitin 2017, për komunën tonë do të jetë 10 milion e 19 mijë euro por pjesa më e madhe e këtij buxheti do të shkoj për paga dhe mëditje dhe mallra dhe shërbime. Me gjithat ne jemi të përkushtuar që buxhetin që e kemi ta ndajmë në mënyrë proporcionale në mënyrën më të mirë të mundshme. “ u shpreh drejtori Rama.
Ai bëri me dije se buxheti i vitit 2017 do të jetë 5,6% më i madh se i këtij viti, por theksoi se nevojat e qytetarëve vitias janë të mëdha. Gjithashtu edhe disa anëtarë të këtij komiteti u pajtuan se buxheti i paraparë nga niveli qendror për komunën e Vitisë është më i vogël sesa nevojat që ka kjo komunë.
Përpos pikës së re4ndit të ditës për buxhetin, në këtë mbledhje të KPF-së u miratua shqyrtimi i propozim Rregullores për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017, u prezantua Informata nga DKA për fillimin e vitit shkollor 2016 – 2017, ndërkohë që u propozuan edhe disa pika të tjera për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit siç janë propozim vendimi për aprovimin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë, propozim vendimi për shkarkimin e Hasan Berishës nga anëtari i Komitetit për Komunitete dhe propozim vendim për emërimin e një anëtari të ri të këtij komiteti. Seanca e Kuvendit Komunal të Vitisë, u propozua që të mbahet më 28 shtator 2016 me fillim në ora 10:00. /2L ONLINE/