Duke marrë parasysh rreziqet nga zjarri, në kohën kur edhe temperaturat po ngritët komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë u bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, si masë preventive ndaj përhapjes së zjarreve në fusha dhe pyje.
Me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, kafshëve dhe mjedisit, duhet që të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evidentimin e shkaqeve të zjarrit, për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarreve, për zbulimin dhe fikjen e tyre.
Çdo zjarrvënie e qëllimshme apo nga pakujdesia është e dënueshme dhe sanksionohet me ligjet e Kosovës.
Edhe në këtë kohë pandemie, për fat të keq, kemi pasur zjarre fushore dhe malore, të shkaktuara nga individë të papërgjegjshëm, të cilat janë shuar me angazhim maksimal nga njësiti e zjarrfikësve në Viti.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve që për çdo rast zjarri të lajmërohen në numrat:
193 Zjarrfikësit
192 Policia
112 Zyra e alarmit