Policia e Kosovës, Hetuesit e Stacionit policor të Vitisë, kanë ndalur një autobus lokal dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari (i mitur) i moshës 16 vjeçare kanë gjetur 1 qese me substancë narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë intervistimit verbal i njëjti pohon se substancën narkotike e kishte blere nga një person tjetër, pastaj që të dy personat janë sjellë në lokalet e Stacionit Policor në Gjilan, ku njësitet Anti Drogë nga shtabi qendror e kanë marrë rastin.
Hashani tha se në bazë të testit fushor është bërë matja e substancës narkotike e llojit marihuanë, e cila ka peshuar 23,2 gram
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari i parë (i mituri) ndalohet për 24 h, ndërsa për te dyshuarin e dytë i moshës madhore caktohet masa e ndalimit për 48 orë.