Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bashkë me drejtor të drejtorive komunale, kanë vizituar sot stacionin policorë në Viti, ku u pritën nga Komandanti i Stacionit, Kapiten Afrim Halili.
Me këtë rast z.kryetari Aliu, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet komunale dhe i’u uroj 24 vjetorin e themelimit të Policisë. Ai theksoi se, përkundër kushteve aspak të mira në të cilat po punojnë e që mbretërojnë në këtë stacion, komandanti dhe pjesëtaret e policisë po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në Viti.
Kujtojmë se më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi. /2LONLINE/