4 Maji, është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Kjo ditë botërore, i gjen zjarrfikesit në një periudhë kur bota po përballet me situatë pandemie, e me që rast edhe zjarrfikësit janë të kyçur në aktivitete për mbrojtje nga ky virus.
Për ti uruar për ditën e tyre, sot njësinë e zjarrëfikjes në Viti i vizitoi drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi dhe përgjegjësi i sektorit të emergjencës Naser Haziri, të cilët i falenderuan zjarrfikësit për punën e deritanishme dhe përkushtimin e treguar në ofrimin e shërbimeve përgjatë aktiviteteve që kanë të bëjnë me marrjen e masave kundër korona virusit!