Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Ditën e të Drejtave të Pacientëve.
Gjatë këtij aktiviteti pacientët janë njohur me të drejtat e tyre dhe përgjegjësit brenda institucioneve shëndetësore.
Gjithashtu, ata janë njoftuar edhe me numrin pa pagesë që është i vendosur në institucione shëndetësore, ku pacientët mund të lajmërojnë ndonjë parregullsi të mundshme që hasin gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore.
Përndryshe ky aktivitet është shënuar në QKMF -Viti, QMF -Pozheran, AMF-Tërpezë dhe AMF-Gjylekar.