Testi maturës ne Komunën e Vitisë është mbajtur me 24.06.2023 dhe procesi i mbajtjes ka shkuar mire e pa probleme. Ai është mbajtur ne katër qendra, ku 367 maturantë iu nënshtruan testit te maturës dhe prej tyre 237e kaluan atë, apo 64.58%. Ndërkohë , 130 maturantë dështuan ne test , apo 35.42%
Sipas shkollave, kalueshmëria ka qene:
SHML Gjimnazi ,,Kuvendi i Lezhes” kalueshmëria ka qene 73.42%
IAAP ,,Januz Zejnullahu” , kalueshmëria ka qene 24.66%
SHML Mikse ,,Kongresi Manastirit”-Pozheran, kalueshmëria ka qene 78.95% /2LONLINE/