Pas kritikave të PDK-së së Vitisë ku sipas saj janë shpalosur keqpërdorimet e pushtetit përkatësisht kryetarit të komunës, që vije nga radhët e LDK-së, dhe reagimit të mëpastajmë të LDK-së së Vitisë, që i ka mohuar këto deklarata të PDK-së duke i quajtur madje ato tendencioze, vije sërish kundër reagimi i PDK-së.
Shih paraprakisht shkrimet:
LDK: Deklarat e PDK-së tendencioze dhe të një niveli shumë të ulët
PDK-ja e Vitisë ia tregon rrugët që i ka kryetari i komunës!
Përndryshe, ja kundër reagimi I plotë I PDK-së, Dega në Viti
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, përmes një komunikate për medie (date 05.09.2017), në mënyrë të argumentuar ka paraqitur keqpërdorimet e Z. Haliti, i cili duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare në mënyrë të kundërligjshme ka asfaltuar rrugët bujqësore kah tokat e tij me qëllim të rritjes së vlerës monetare të këtyre tokave.
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, vlerëson gatishmërinë e LDK- së për pranimin e realitetit dhe e cilëson këtë një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së përgjegjësisë së tyre. Duke qenë se qeverisja e Z. Haliti përveç që ka qenë e papërgjegjshme, në të njejtën kohë ka reflektuar edhe diletantizëm, hipokrizi dhe demagogji të pashembullt.
Qeverisja katastrofale e z. Haliti karakterizohet nga disa zhvillime tejet të çuditshme. Keq qeverisja e z. Haliti është manifestuar nga shtrimi i asfaltit përmbi asfalt, gjë që nuk ndodh në një qeverisje normale. Por, meqenëse kjo qeverisje, rrespektivisht keq qeverisje, nuk është normale atëherë edhe manifestimi i saj është jo normal. Kësisoji, një qeverisje të tillë duhet zëvendësuar me një qeverisje normale, qeverisje të cilën Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme dhe shumë e interesuar ta filloj. Pra, qeverisja Haliti ndryshe mund të quhet edhe qeverisje e asfaltit përmbi asfalt.
Ka raste kur z. Haliti ka treguar shenja të konvaleshencës politike dhe qeverisëse mirëpo një gjë të tillë e ka pamundësuar mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë në shumë raste të asfaltimit të rrugëve. Rast tipik i cili e ilustron këtë që po e themi është rruga rreth lumit Morava e cila është asfaltuar në pranverë dhe e cila po harrnohet përsëri. Një gjë e tillë ilustrohet përmes fotografive të mëposhtme.
Prandaj, keq z. Haliti, shumë keq. Qytetarët nuk të kan votuar për të bërë gjëra të tilla me të cilat askush nuk mund të mburret. Përkundrazi të gjithë po turpërohemi nga puna juaj. Gazi i botës jeni bërë. Sidomos me ato dy kthinat e stacionit të autobusëve.