Në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, udhëheqja komunale e Vitisë, ka pritur sot në takim, punëtorët arsimor të cilët kanë kaluar në moshën e pensionimit përgjatë periudhës tre mujore, sa ishim në situatën pandemike.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka shprehur falenderim atyre për kontributin e dhënë me decenie, në edukimin e brezave të tërë e në periudha të ndryshme.
“Respekt për këtë kontribut tuajin dhe falenderim i sinqert për gjithë punën tuaj. Ju dëshiroj shëndet e ta gëzoni pensionimin, ndërkaq respekti institucional ndaj jush do të jetë maksimal e nuk do të mungoj asnjëherë”, u shpreh Haliti.
Në këtë takim, u falenderuan 5 punëtor arsimor, profesor e arsimtar dhe një punëtor i stafit teknik.