Është mbajtur sot mbledhja e dhjetë e radhës dhe e fundit për këtë vit e Komitetit për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë.
Në këtë mbledhje, u diskutuan dhe u proceduan për seancën e Kuvendit, propozim vendimi për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr.2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publike, propozim vendimi për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020, propozim vendimi për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore, si dhe propozim vendimi për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022.
Me miratimin e anëtarëve të këtij komiteti, në rend dite hyri edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për vendosjen e një trafo të rrymës, për nevoja të banorëve të fshatit Gërmovë.
Po në këtë mbledhje, u dha një informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë, për realizimin për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019, si dhe një raport annalitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020.
Seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal, me të cilën edhe përmbyll punimet për këtë vit, u vendo të mbahet të enjten më 26 dhjetor.