Komuna e Vitisë, konkretisht inspektoret e drejtorisë së Inspekcionit në Viti, sot kanë ndërprerë punimet pa leje në dy objekte në qytetin e Vitisë.
Sipas drejtorit të Inspekcionit në Viti, Skender Ahmeti, sot kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në dy objekte në qytetin e Vitisë ku po zhvilloheshin pa marrë leje paraprake nga organet kompetente. Mandej ai potencoi se për këto dy rast vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët për kundërvajtje ne Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori .
“Për kundër të intervenimeve të vazhdueshme të inspektoratit të ndërtimet që të ndërpriten punimet në objektet në qytetin e Vitisë, njëra mbi ndërtime dhe tjetra aneks të objektit investitorët përsëri nuk po e respektojnë vendimet për ndërprerjen e punimeve dhe vendosjen e shiritave për ndalimin e punimeve. Këta investitor përsëri po e shkelin ligjin e ndërtimit. Për këto shkelje inspektorati ka ngritur procedurë kundërvajtës në gjykatë dhe kallëzime penale në prokurori” u shpreh drejtori Ahmeti.
Ai potencoi se sot është intervenuar përsëri dhe atë me asistencë zyrtarëve policor në Viti duke ndërprerë punimet duke larguar edhe punëtorët nga objektet përkatëse. Ai bëri me dije se për çdo mos respektim të vendimeve të ndalimit të punimeve përsëri do të marrim masave konfrom ligjit ndaj atyre që nuk respektojnë atë.