Edhe sot Komuna e Vitisë, ka bërë dezinfektimin e objektit banesor në Viti, ku banojnë disa qytetarë që tashme kanë dalë pozitiv me virusin COVID-19.
Me këtë rast është bërë trajtimi me preparate dezinfektuese të ashensorit, shkallët, korridoret, hapësirat përreth ndërtesës në rrugën e UÇK-së në Viti, e cila tashme është shpalllur si vatër e përhapjes së infeksionit me këtë virus nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Përndryshe Komuna e Vitisë vazhdimisht ka bërë dhe po bënë dezinfektime, pastrime dhe kolrifikime dhe atë në veçanërisht në vendet ku ka të prekur me virusin pandemik COVID-19.