/2L ONLINE/ – Anëtarja e Kuvendit komunal të Vitisë, Besjana Rexhepi, ka bërë të ditur se po e braktis Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do të jetë tani e tutje asambeliste e pavarur. Ajo në profili ne saj në Fb, e ka bërë të ditur edhe arsye ne largimit nga Vetëvendosje duke e akuzuar kët lëvizje për cenzurë, mungesë demokracie dhe favorizim klanesh,
Ja postimi i plotë i Besjana Rexhepit
Të dashur familjarë, shoqëri e gjerë dhe shumë të respektuar qytetarë të Vitisë!
Tashmë u bën 29 muaj nga të qenurit asambleiste ( e Lëvizjes Vetëvendosje) në Kuvendin Komunal të Vitisë, muaj këto me përplot aktivitete dhe angazhime pune për mirëqenien e qytetarëve tanë.
Mirëpo përfaqësimi i tillë padyshim se kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të lartë, por bazuar në funksionalitetin e përfaqësimeve të tilla për mua si asambleiste kishte barriera intrapartiake( brenda partiake) të shoqëruara me cenzurë, mungesë demokracie dhe favorizim klanesh, për të cilat jam munduar të i luftoj në mënyrë që gjithnjë të jem sa më afër juve.
Prandaj, tani e tutje bashkëqytetarë të Vitisë, zëri i juaj do të dëgjohet akoma më fuqishëm, meqë unë NUK do t’i takoj asnjë SUBJEKTI POLITIK, do të jem e PAVARUR.
Me respekt,
Besjana Rexhepi
Asambleistja e Pavarur e Kuvendit Komunal të Vitisë!