Policia e Kosovës ka bërë me dije se në rrugën “Agim Ramadani” në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike.
Dyshohet se substanca narkotike është e llojit marihuanë në peshë 2.5 gram.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.