“Ankuesi, përgjegjës i shkollës fillore në fshatin Pozheran ka raportuar në Policinë e Kosovës në Viti se mes datave 14.01.-17.01.2021 në objektin e kësaj shkolle nga persona të panjohur janë vjedhur katër (4) kompjuter portativ (laptop) në vlerë 2500 euro”, ka bërë me dije. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë pas një pune operative mirë të organizuar kanë arritur ti lokalizojnë katër të dyshuar të cilët me 10.02.2021 janë arrestuar nga ana e policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Kompjuterët portativ janë konfiskuar nga ana e policisë në tre lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për 48 orë, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedure të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/