Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se Policia e Kosovës, nga stacioni Policor në Viti, ka pranuar një informatë për një aksident trafiku, që ka ndodhur ë fshatin Skifteraj, komuna Viti.
“Njësitet policore i janë përgjigje rastit duke dal në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur kamioni Mitsubishi, me targa 06, me drejtues vozitësin shqiptar- shtetas i Kosovës, duke mos mbajtur distancën e mjaftueshme, ndeshet me veturën Opell Corsa, me targa 01, me drejtues po ashtu shqiptar- shtetas i Kosovës. ku lëndime trupore pësojnë pasagjerët e veturës dhe shkaktohen dëme materiale në dy njësitë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti i dedikohet Prokurorisë Themelore.