Sot në komunën e Vitisë, në katër qendra të testimit, tri në Viti dhe një në Pozheran, 509 maturantë kanë marrë pjesë në Testin e Maturës Shtetërore 2021.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka uruar të gjithë maturantët për testin e maturës, si dhe për një fillim të mbarë, të sukseseve pambarim në rrugëtimin e tyre profesional. Gjithashtu për të parë nga afër mbarëvajtjen e testit, i pranishëm ishte edhe drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu.
Aliu, i ka uruar nxënësit për njohuritë e fituara deri më tani si dhe iu ka dëshiruar një të ardhme të ndritshme në synimet e tyre.
Sipas rregullave të MASHTI-t, në ç’do bankë është sistemuar vetëm nga një nxënës.
Testi i Maturës Shtetërore, është provim përfundimtarë i standardizuar, i cili vërteton përfundimin e shkollës së mesme si dhe ka për qëllim matjen e njohurive, shprehive dhe shkathtësive të fituara gjatë procesit mësimor. /2LONLINE.com/