35 fermerë vitias kanë përfituar serrë me madhësi prej 200m2. Kjo u bë e mundur falë një projekti të përbashkët të Komunës së Vitisë me UNDP-në.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe të tjerë kanë marrë pjesë në shpërndarjen dhe vendosjën e disa serrave për fermerët përfitues.
Haliti ka thënë se me këtë projekt fermerët e kanë më të lehtë kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore por mund të krijojnë të hyra financiare për familjet e tyre.
Përndryshe bëhet me dije se deri në fund të vitit numri i përfituesve të serrave të tilla mund të shkoj nga 35 fermerë në 42 fermerë përfitues.