Viti 2023 ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme për Eco-Higjiena, pas një angazhimi të palodhur për të përmirësuar shërbimet dhe performancën tonë.
Sukseset që kemi arritur janë rezultat i përkushtimit të një drejtori të jashtëzakonshëm, Senad Ramaj, së bashku me anëtarët e Bordit, stafin e administratës, dhe gjithë punëtoret e operativës kemi permbyll një vit me shumë suksese, transmeton 2LONLINE.
Në Gjilan Viti dhe Kamenicë, zonat ku operojmë, kemi ndier ndikimin e përmirësimeve tona.
Kujdesi dhe përkushtimi ndaj klientëve kanë rritur njohuritë tona dhe kanë ndikuar në rritjen e performancës së kompanisë.
Jemi krenarë për të gjithë ekipin tonë për punën e palodhshme dhe kontributin e tyre në arritjen e sukseseve të vitit 2023.
Vitin e Ri 2024, po e presim me shumë të mira duke planifikuar projekte të reja,si dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve në terren. /2LONLINE/