(2L ONLINE) – Në Rajonin e Gjilanit përgjatë vitit 2014 janë regjistruar dhjetë aksidente fatale në të cilën kanë humbur jetën 12 qytetarë. Ndërkohë që aksidente me lëndime kanë qenë 344, derisa aksidente pa lëndime por me dëme materiale janë regjistruar 888, derisa janë shpërndarë 37 mijë e 148 tiketa gjobitësh
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se nëse krahasohet 2014 me 2013-tën, atëherë kemi pas numër të njëjtë të aksidenteve fatale, por në 2014 numri i të vdekurve nga ato aksidente ka qenë për 2 viktima më i lartë,, ndërsa shprehur në përqindje sa i përket numrit të përgjithshëm të aksidenteve, gjatë vitit që e lamë pas kemi të raportuara rreth 12% më pak aksidente në numrin total, se sa më 2013.
Ndërsa, kur jem te numri i tiketave gjobitëse për të gjithë vozitësit që në mënyra të ndryshme kanë rënë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e trafikut rrugor, atëherë 2014-ta krahasuar me 2013-tën, kemi rritje për afër 18%.
Përndryshe, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, respektivisht Policia Rrugore në të shtatë Komunat që i mbulon territorialisht, përfshirë: Gjilanin, Kamenicën, Vitinë, Novobërdën, Parteshin, Ranillugin dhe Kllokotin gjatë vitit kalendarik 2014 ka aplikua një sërë planesh pperative dhe plane të ndryshme veprimi me qëllim të krijimit të kushteve sa ma të mira për lëvizje dhe qarkullim të sigurt të automjeteve.
Sipas Policisë planet kryesore operative të aplikuara kanë qenë:
• Planet Operative “Siguria në trafik”,
• Plani Operativ “Sezoni veror 2014’,
• “Sezoni dimror 15.11.2014 deri 15.03.2014”
• “Siguria në shkolla” , po ashtu ka pas edhe plane të ndryshme veprimi me qëllim preventiv si
• “Përdorimi i rripit të sigurisë”,
• Kontrollet me “radar”,
• Kontrollet me “Alkootest” etj.
“Me qëllim preventiv, që të kemi sa më pak aksidente me fatalitet, lëndime apo me dëme materiale, Policia e Kosvës edhe për vitin 2015 do të vazhdojë së aplikuari një sërë masash dhe planesh të detajuara operative”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK),. /2L ONLINE/
fotoilustrim
/FOTO Gramos N Murati/